Alban Dokushi u rikthye në detyrë si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Administrative. Pak ditë pasi, kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi që të shkarkojë Anuela Ristanin si kryetare të komanduar, me argumentin se nuk ka zbatuar urdhrat e të zgjedhurit të shumicës së qytetarëve të Tiranës, burime i thanë Top News se sekretari i përgjithshëm i bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha dha dorëheqjen nga detyra. Në këto kushte, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komandoi Alban Dokushin për ta rikthyer në detyrë pas vendimit gjyqësor që e konsideroi shkarkimin e tij të paligjshëm. Kujtojmë se një muaj pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, nënkryetarja Anuela Ristani të cilës ju deleguan kompetencat e numrit një të bashkisë, vendosi të shkarkojë sekretarin e përgjithshëm Alban Dokushi.