Një zyrtar tjetër i lartë i Partisë Komuniste të Kinës po viziton Serbinë, duke dëshmuar edhe njëherë bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve. Li Xiaoxin, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i Komisionit Shtetëror për Reformën e Sektorit Publik, mbërriti në Beograd më 14 tetor, një muaj pas vizitës së sekretarit të partisë për Provincën Shandong, raporton Radio Evropa e Lirë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili u takua me Lin, tha se Serbia është jashtëzakonisht krenare për “marrëdhëniet e shkëlqyera, miqësinë e hekurt dhe bashkëpunimin e përgjithshëm me Kinën”.