Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka paralajmëruar rritjen e numrit të raketave kineze CM-400, si dhe blerjen e avionëve të rinj ushtarakë. Deklaratat I bëri gjatë një stërvitjeje ushtarake dhe prezantimit të armatimit të Ushtrisë së Serbisë. Gjatë stërvitjes u demonstruan aftësitë e njësive artilerike dhe raketore për mbrojtje kundërajrore, si dhe operacionet e aviacionit, njësive të tankeve, këmbësorisë, njësive të mekanizuara, artilerisë dhe dronëve.