Top News – Serbia refuzon Cakajn/ “Qytetar nderi” në Bujanovc
27/11/2020 15:33

Marija Obradović, ministre e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal në Serbi refuzoi në seancën plenare të Parlamentit të Serbisë, propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanovcit, që Gent Cakaj, ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanovcit, bashki në Luginën e Preshevës. Një njoftim i Ministrisë së Jashtme citon ministren Obradović të ketë paraqitur në parlamentin serb propozimin e 26 këshilltarëve komunalë të Bujanovcit, që kanë vepruar në mënyrë ligjore dhe si ministre do të duhej të nënshkruaja propozimin” citohet të ketë thënë ajo në seancë plenare. “Por unë kam nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet, propozimi i Kuvendit Komunal të Bujanocit, që ministri shqiptar, Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit”, është shprehur Obradović. Njoftimi bën me dije se sipas Ministres, shkak për refuzimin e propozimit të sipërpërmendur janë “deklaratat dhe akuzat e vazhdueshme të Cakajt ndaj Serbisë për krime të kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës. “Ministri Gent Cakaj ka deklaruar se gjatë luftës në Kosovë, Serbia është përgjegjëse për vrasjen e mijëra shqiptarëve, për deportimin e miliona shqiptarëve dhe djegien e mijëra shtëpive. Nuk mund të nënshkruaj një dokument për një ministër shqiptar që akuzon Serbinë. Ndërkohë që jam e vetëdijshme që ministri Cakaj i ka ndihmuar shqiptarët për krijimin e koalicionit për zgjedhjet parlamentare,”citohet të ketë thënë Marija Obradović. Bujanovci është njëra nga tri bashkitë në Luginën e Preshevës, në Serbinë Jugore, në kufi me Kosovën dhe Maqedoninë, ku jeton komuniteti më i madh i shqiptarëve nën administrimin e Serbisë

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56