I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se para marrëveshjes për targat e veturave, që u arrit në Bruksel, kishte shenja të përgatitjes për konfrontime serioze. Lajçak ka thënë se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX bashkëpunon ngushtë me KFOR-in për të ndalur këto tensione.