Tentativa e Serbisë për të devijuar rrjedhën e lumit Ibër, i cili është jetik për të përmbushur nevojat e Kosovës për furnizim me ujë, ka derivuar në një përplasje mes Tiranës dhe Beogradit zyrtar. Pasi ministri i jashtëm, Ferit Hoxha bëri thirrje që Serbia të mos bëjë presion politik me ujin, reagoi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duke deklaruar se kjo është një çështje e brendshme e Beogradit, ndaj Shqipëria nuk duhet të ndërhyjë. Këtyre përplasjeve në distancë ju përgjigj shefi i ekzekutivit, Edi Rama i cili sjell në kujtesë ligjin ndërkombëtar të ujit.