Qytetarët e Serbisë po u drejtohen kutive të votimit këtë të diel për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të tretat në pesë vjetët e fundit. Në to, një lëvizje studentore e dalë nga një nismë qytetare do të synojë t’i japë fund pushtetit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiçit dhe Partisë Përparimtare Serbe.