Top News/ Serbia kërkon Faton Hajrizin / Dyshohet për vrasjen e policit serb në Lloznicë
19/07/2024 13:26

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë të premten se është në kërkim të Faton Hajrizit, të dyshuarit për vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri, të enjten, në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të vendit. Ministria ka publikuar fotografinë e Hajrizit dhe u ka bërë thirrje edhe qytetarëve për bashkëpunim. Autoritetet janë duke u kontrolluar në dy anët e lumit Drina, që gjendet në kufirin mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, pasi besohet se sulmuesi mund të jetë nisur në atë drejtim, ka raportuar Radio Televizioni i Serbisë (RTS). Sipas ndihmësdrejtorit të policisë Dragan Vasilevic, helikopterët dhe dronët janë të përfshirë në kërkim. Sulmi ndodhi në orët e para të së enjtes kur policia e ndaloi makinën në të cilën ishte i dyshuari, për një kontroll rutinë. Sulmuesi, raportohet se kishte sulmuar me armë zjarri policët dhe më pas ishte larguar. Autoritetet serbe e kanë konsideruar sulmin si terrorist. “Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar do ta konsiderojë rastin si një akt terrorist, sepse është një sulm ndaj zyrtarëve”, tha të enjten ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçic. Policia bëri të ditur se në vendngjarje ishte gjetur një pasaportë e lëshuar në Kosovë në emër të Artan Hajrizit si edhe një letërnjoftim i tij gjerman. Një ditë më parë, Daçic tha se po verifikohet nëse personi të cilit i janë gjetur dokumentet është vëllai i Artan Hajrizit, Faton Hajrizi, i arratisur nga burgu në Kosovë, ditë më parë. Vetë Artan Hajrizi tha të enjten për mediat në Kosovë se ai ndodhet në Gjermani dhe se vëllai i tij, Fatoni, ia ka marrë pasaportën. Ndihmësdrejtori i policisë serbe, Dragan Vasilevic, tha se policia gjermane është kontaktuar përmes Interpolit dhe se identiteti i të dyshuarit ende nuk është “konfirmuar saktë”.

Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56
Top News – Studentët ‘bllokojnë’ listën serbe. Dora e zgjatur e Vuçiç në Kosovë, reagon von Cramon
02/11 19:30
Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49