Serbia ka paraqitur rezerva ndaj deklaratës së miratuar në samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, duke konfirmuar edhe me shkrim se nuk ka ndërmend të zbatojë marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të arritura në Bruksel fillimisht dhe në Ohërë më pas. BE ka konfirmuar se dekalratës i janë bashkuar edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por Serbia e ka bërë të qartë se pranimi i saj nuk nënkupton edhe njohjen de facto apo de juro të Kosovës.