Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë reagoi të martën pas vendimit të Serbisë për të dëbuar dhe shpallur non grata sekretarin e Ambasadës së Zagrebit në Beograd. Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e shpalli Hërvoje Shnajderin person të padëshirueshëm në Serbi me arsyetimin se “ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike” pa dhënë një shpjegim tjetër. Kroacia e ka kundërshtuar vendimin e Serbisë duke thënë se nuk i pranon “arsyet për dëbimin e një diplomati të akredituar kroat.”