Përfaqësuesit e Serbisë kanë qëndruar në sallën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vjenë, kur përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të tjera janë larguar nga takimi ,në shenjë proteste pas deklaratave të Rusisë për pushtimin rus. Në një takim të brendshëm të OSBE-së në Vjenë për luftën në Ukrainë, Rusia ka këmbëngulur në interpretimet e saj për pushtimin e Ukrainës, pas të cilit veprim përfaqësuesit e vendeve perëndimore janë larguar nga takimi. Përfaqësuesit nga Serbia kanë qenë në mesin e disa përfaqësuesve të disa vendeve që nuk janë larguar nga takimi.