Njohja e targave RKS nga ana e Serbisë është një hap përpara drejt realitetit të njohjes de facto të Kosovës. Kështu u shpreh Viola Von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, e cila komentoi heqjen e ngjitwseve në këtë fillim viti. “S’ka më ngjitësa në targa kur udhëtoni nga Kosova në Serbi – dhe anasjelltas. Një hap më shumë drejt realitetit ku Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon në paqen dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar ajo në platformën X.