Serbia është e përfshirë në “çështje potencialisht problematike”, ka deklaruar para gazetarëve Marco Rubio, sekretari amerikan i Shtetit, para largimit nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 23 shtator. “Është e qartë se Serbia është e përfshirë në çështje të caktuara që janë potencialisht problematike dhe që tërheqin vëmendjen ndërkombëtare”, theksoi Rubio, pa shpjeguar hollësisht se për cilat çështje bëhej fjalë. Në lidhje me marrëdhëniet e SHBA-së me Serbinë, sekretari amerikan I shtetit tha se, Uashingtoni ka një partneritet strategjik me të, të cilin dëshiron ta thellojë.