Arrestimi I ish-luftëtarit të UÇK-së Hasan Daka ka tërhequr vëmendjen mediatike por edhe institucionale në Kosovë. Edhe më herët Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dënuar arrestimin e Hasan Dakës nga policia serbe. Me anë të reagimeve është dënuar ndalimi, arrestimi dhe keqtrajtimi i qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe dhe ka kërkuar ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për lirimin e tyre.