Paralajmërimi i presidentit serb Aleksander Vuçiç se Serbia brenda një viti e gjysmë, synon të dyfishojë kapacitetet ushtarake, është më shumë një deklaratë politike, sesa një plan i realizueshëm, vlerësojnë analistët e sigurisë. Sipas tyre, një objektiv i tillë është jorealist, pasi Beogradi e ka vështirë të shkojë përtej ‘2.5 perqindshit të Prodhimit të Brendshëm Bruto për ushtrinë’.