Një tjetër grua shqiptare ka humbur jetën të premten, si pasojë e dhunës në familjes. Ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Innsbruck të Austrisë. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se një 59-vjeçar me origjinë serbe ka vrarë me thikë gruan e tij shqiptare. Nga informacionet e para bëhet e dije se viktima ishte 50 vjeç, por identiteti i saj ende nuk është bërë i ditur.