Top News – Serbët përcajnë me vaksinat/ Çfarë kërkon të bëjë Beogradi në Kosovë
27/01/2021 17:04

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç njofton një fushatë të vaksinimit ndaj koronavirusit për veriun e Kosovës pa e informuar qeverinë dhe autoritetet në Prishtinë. Lëvizja e tij e ka thelluar edhe më tëj hendekun në Kosovë. Kjo e thellon hendekun mes popullsisë në Kosovë. Në anën veriore të Mitrovicës të banuar kryesisht nga serbë për javë të tëra qarkullojnë fjalë, se gjoja ka nisur një fushatë e madhe vaksinimi ndaj koronavirusit, financuar dhe koordinuar nga qeveria e Beogradit në Serbi, ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, që është kryesisht shqiptare. Për këtë sidoqoftë, nuk flitet hapur. Të gjitha vendet evropiane aktualisht po përpiqen të marrin sa më shpejt të jetë e mundur një vaksinë për veten e tyre. Për Kosovën mundësia ndoshta do të jetë vetëm në shkurt. Njoftimi I Vucic se Serbia do të fillonte një fushatë gjithëpërfshirëse e vaksinimit në veri të Kosovës, fillimisht për ata mbi 75 vjeç, pastaj edhe për të gjithë të tjerët, për të cilën qeveria kosovare ende nuk është informuar zyrtarisht, bëri bujë të madhe në Kosovë. Presidenti serb në këtë mënyrë ndërhyri drejtpërdrejt në sovranitetin e një vendi të pavarur të njohur nga shumica e shteteve evropiane - në një situatë në të cilën raportet midis Serbisë dhe Kosovës janë në një pikë të ulët dhe dialogu mes drejtuesve politik të të dyja shteteve i moderuar nga Bashkimi Evropian ka kohë që është i ngrirë. Ky megjithatë nuk është vetëm një provokim politik, thotë DË. Sepse është e paqartë për cilën vaksinë po fliste presidenti serb, kur njoftoi fushatën e vaksinimit për veriun e Kosovës. Gjithashtu e paqartë është se ku dhe në çfarë kushtesh ishte dhe do të jetë vaksinimi - nëse kjo tashmë ka ndodhur.

Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Demo dhe Koçiu në Tiranë
14/11 19:43
Top Channel/Dy të rinj përpiqen të shembin me forcë një derë te Kryesia e Kuvendit, e godasin me…
14/11 18:57