Pranë stacionit të autobusave në Mitrovicë të Veriut qytetarët serbë janë mbledhur për të nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarit aktual të komunës, Erden Atiq. Grupit i prijnë përfaqësuesit e Listës Serbe. Ata po drejtohen për ne sallën e sporteve në këtë komunë ku i pret grupi inicues për peticionin. Për të shkarkuar kryetarin duhen 3640 nënshkrime.