Qytetarët serbë që jetojnë në Mitrovicën e veriut kanë nisur të grumbullohen pranë pallatit të sportit për të firmosur peticionin për shkarkimin e kryetarit të komunës, Erden Atiq. Po këtë të mërkurë, do të nisë mbledhja e firmave edhe në komunën e Leposaviqit, teksa të dy këto komuna, bashkë me Zubin Potokun, kanë afat deri në 22 janar për plotësuar numrin, ndërsa Zveçanit i janë lënë edhe 5 ditë më shumë, deri në 27 janar.