Pas Mitrovicës së veriut dhe Leposaviçit, ka nisur mbledhja e firmave për peticionin për shkarkimin e kryetarit të komunës edhe në Zveçan. Ljamin e ka konfirmuar vetë kryetari aktual i komunës së Zveçanit, Ilir Peçi, i cili tha se firmat po mblidhen në një tendë të vendosur shumë pranë godinës së komunës.