Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës dhe kalimit të automjeteve të shqiptarëve që vijnë nga vendkalimi Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit e Beogradit në drejtim të Suboticës. Shoqata e serbëve të zhvendosur nga Kosova kanë njoftuar se bllokimi i rrugëve do të ndodhë çdo të hënë për tri orë, ndërsa nuk kanë përjashtuar se shumë afër mund të ndodhë një konflikt i paparashikueshëm.