Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, ngre alarmin se situata në veri është tepër shqetësuese dhe e tensionuar, për shkak të pranisë së madhe të serbë të armatosur. Në koordinim me KFOR-in, Njësia e EULEX-it dhe Njësia Rezervë e Policisë vazhdon patrullimet e saj në terren në veri të Kosovës, duke përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan.