Top News- Serbë e kroatë ‘kundër njëri-tjetrit’ në Ukrainë, të parët krah Moskës, të dytët me Kievin
30/01/2023 12:27

Është folur shumë për praninë e grupit paraushtarak privat rus, Vagner në Beograd dhe për rekrutimin e serbëve për të luftuar në Ukrainë. Video të postuara në mediat sociale tregojnë luftëtarë serbë në njësitë ruse. Autoritetet serbe nuk janë shprehur asnjëherë zyrtarisht deri më sot për këto video në mediat sociale, sipas kritikëve, për shkak të atmosferës tradicionalisht pro ruse në vend. Pavarësisht se një reagim deri diku i zemëruar erdhi pak ditë më parë nga presidenti serb, Aleksander Vucic. Në konfliktin në Ukrainë, qytetarë serbë marrin pjesë në mënyrë aktive që nga pushtimi dhe aneksimi i Gadishullit të Krimesë në 2014-ën. Në një kohë që me ligj serbët e kanë të ndaluar të shërbejnë në një ushtri të huaj. Ministria serbe e mbrojtjes thotë se nuk ka shifra për numrin e serbëve që luftojnë në Ukrainë, krah Moskës. Ndërkohë, ambasada e Ukrainës në Beograd vlerësoi në vitin 2019, se rreth 300 persona nga Serbia merrnin pjesë në luftimet në lindje të Ukrainës, krah separatistëve pro rusë. Në Serbi, deri më tani janë dhënë rreth 30 dënime për pjesëmarrje në luftimet në Ukrainë. Në anën tjetër, vendi fqinj i serbisë, Kroacia, anëtare e BE-së dhe NATO-s, mbështet plotësisht politikën e BE ndaj Rusisë. Si qeveria në Zagreb edhe shumica e qytetarëve kroatë janë angazhuar për mbështetjen e qytetarëve ukrainas që kanë mbërritur në Kroaci pas fillimit të luftës. Në tregun e punës, madje ukrainasit janë barazuar me kroatët. Ndërkohë që ka edhe shumë kroatë që luftojnë në krah të mbrojtësve ukrainas. Në gjysmën e parë të vitit 2022, sipas televizioneve private kroate ka pasur një sërë intervistash me persona që i janë bashkuar ushtrisë ukrainase apo kanë marrë rrugën drejt Ukrainës. Jo zyrtarisht bëhet fjalë për rreth 70 deri në 80 luftëtatë kroatë në Ukrainë. Sipas të dhënave ruse ka pasur që nga fundi i shkurtit 2022 rreth 200 kroatë që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë, dhe shumica i janë bashkangjitur regjimentit Azov. Autorietetet kroate nuk e kanë inkurajuar pjesëmarrjen në luftë të kroateve dhe kroatëve. Përkundrazi është theksuar, se bëhet fjalë për një nismë tejet të rrezikshme vullnetare.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54