Top News/ Senatori Bob Menendez nën hetim / Del emri i deputetit shqiptar, ja roli në aferë
25/01/2024 14:42

Skandali në të cilin është përfshirë senatori amerikan Bob Menendez është përqendruar deri më tani tek ndërhyrjet e aluduara të tij në emër të qeverive egjiptiane dhe të katarit, që prokurorët federalë besojnë se ai i ka bërë në këmbim të ryshfeteve, kryesisht nga një kompani hallall të cilës Kajro i dha të drejtën ekskluzive për të menaxhuar furnizimet e saj me mish. Por një hetim i fundit, nga The Daily Beast, flet edhe për përfshirjen e një tjetër biznesmeni në aferat e Menendez, nga shqipëria. Prokurorët që paraqitën padinë në gjykatën federale të Manhatanit më 2 janar, e akuzuan Senatorin Menendez dhe bashkëshorten e tij Nadine se kanë marrë flori dhe bileta për të ndjekur një garë të Formula One, në këmbim të ndihmës ndaj sipërmarrësit Fred Daibes për të negociuar një investim prej disa miliona dollarësh për një projekt pronash të patundshme në Nju Xhersi. Më herët në tetor, Menendez u vetëdeklarua i pafajshëm për përpjekjet për të vepruar si lobist i paregjistruar për qeverinë e Egjiptit dhe për pranimin e qindra mijëra dollarëve nga sipërmarrës nga Nju Xhersi, për të penguar hetimet që po iu bëheshin atyre nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Në ivestigimin e saj The Daily Beast ka zbuluar edhe emrin e një shqiptari, Gazmend Lita, partner i hershëm biznesi i sipërmarrësit Fred Daibes. E për më tepër ajo nënvizon se gjatë kohës së skemës së aluduar të ryshfetit, menendez është koordinuar me një grup konsulence shqiptaro amerikan ku Lita ishte i përfshirë dhe është takuar edhe me vëllain e biznesmenit që në atë kohë ka qenë anëtar i parlamentit shqiptar. Dhe bëhet fjalë për Korab Litën, i cili e mori mandatin e deputetit nga lista e PD-së për tiranën në prill të 2019-ës, pasi deputetët e opozitës bojkotuan kuvendin. Daily Beast sjell me detaje të gjithë bashkëveprimin e biznesmenit Lita, vëllait të tij deputet dhe senatorit Menendez duke nxjerrë në dritë edhe implikimet politike. Daily Beast tregon se cfarë efektesh kishte takimi i senatorit me deputetin e atëhershëm Lita dhe se si u shfrytëzua nga ky i fundit si mjet presioni për partinë socialiste në pushtet.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57