Senati Amerikan ka vulosur emrin e Eric Wendt si ambasador të ri të SHBA në Tiranë. Wendt u miratua në bllok bashkë me disa emra të tjerë të nominuar nga Presidenti Trump si ambasadorë. Ai mori 50 vota pro, 44 kundër, teksa gjashtë senatorë nuk morën pjesë në votim.