Fundjavën e ardhshme, e cila premton të jetë e nxehtë në Paris, një labirint tubash do të punojë me kapacitet të plotë nën brigjet e Senës. Që nga viti 1991, uji nga lumi është pompuar për të krijuar ftohje në më shumë se 800 ndërtesa pariziene, përfshirë Luvrin, një sistem ky që është ende relativisht i pazhvilluar në botë.