Ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Shkak për këtë është bërë një gjendje gripale që ish-kryeministri po kalon. Për këtë ka qenë avokati Ledio Nuraj, i cili u paraqit në SPAK për të dorëzuar justifikimin e ish-kryeministrit, i cili po gjykohet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Ndërkohë strukturat kishin njoftuar më herët strukturat për paraqitjen e Berishës, i cili pritej të mbante edhe një fjalë të zakonshme jashtë ambienteve të SPAK.