Top News – Sëmuret moderatori legjendar/ Koronavirusi çon në spital Larry King-un
03/01/2021 12:12

Gazetari dhe moderatori Larry King rezultoi i prekur nga koronavirusi e është shtruar në një spital të Los Angeles-it, sipas mediave amerikane. Burime pranë familjes së tij i thanë ABC News dhe ish-punëdhënësit të tij CNN, se King ka qenë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai për më shumë se një javë. 87 vjeçari, karriera e të cilit zgjati më shumë se 60 vjet, ka marrë gjatë saj vlerësime të shumta, përfshirë dhe dy çmime Peabody dhe një Emmy. Por këto vitet e fundit është përballur me një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë dhe një atak kardiak. Përfaqësuesit e Larry King-ut nuk kanë bërë ende publikisht ndonjë koment për trajtimin e tij në spital dhe nuk ka detaje të qarta rreth gjendjes së tij shëndetësore. “Larry është përballur këto kohë me shumë probleme shëndetësore, por ka luftuar ashtu siç po lufton me këtë të fundit, ai është një kampion”, tha një burim për CNN. Shtrimi i Kingut në spital u raportua për herë të parë më 1 janar nga portali “Showbiz 411”, i cili thoshte se figura ikonike e ekranit trajtohej e izoluar dhe nuk lejoheshin vizitat familjare. Ylli i talk show-it u bë i famshëm në vitet `70 me programin e tij radiofonik “The Larry King Show”, e më pas me Larry King Live në CNN.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54