Studimet mbi një analizë eksperimentale të gjakut për sëmundjen alzhajmer tregojnë se ajo është shumë e saktë dhe mund të dallojë njerëzit e prekur nga sëmundja, thonë shkencëtarët. Ky zbulim po shton shpresat për një mënyrë të thjeshtë dhe të besueshme në diagnostikimin e kësaj forme të sëmundjes mendore në të ardhmen.