Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Manovra”, me fokus gjurmimin e pasurive të përfituara nga veprimtari kriminale. Gjatë operacionit, në aksin “Sauk-TEG” u ndalua një automjet luksoz tip Lamborgini, me vlerë rreth 160 mijë euro, që drejtohej nga një 34 vjeçar i njohur me precedent penal për vjedhje përmes përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.