Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar apartamentin e një të dënuari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Itali për vepra të ndryshme penale. Sipas Prokurorisë, apartamenti prej 103.4m2 në lagjen “Vasil Shanto”, ishte në pronësi të shtetasit me 4 identitete. Ky i fundit, në bashkëpunim me një shtetase tjetër me iniciale J.N., akuzohen për kryerje të veprës penale të“Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim.