Gjykata e Posaçme ka pranuar pjesërisht kërkesës së SPAK për sekuestrimin e pasurive të shtetasit Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”. Bëhet fjalë për një Pulari në fshatin në Grizë-Patos; 30% të aksioneve në një kompani, rreth 19 mijë metër katrorë tokë truall; si edhe 6 makina luksoze. Pasuritë e sekuestruara tani do të kalojnë në favor të shtetit dhe ky vendim ka marrë formë të prerë më datë 13 prill.