4 persona kanë përfunduar në pranga në qytetin e Sarandës, nën dyshimin se kanë trafikuar lëndë narkotike. Një prej tyre, sipas policisë, ka qenë me precedentë penalë të mëparshëm. Arrestimet erdhën në kuadër të operacionit të koduar me emrin Transportuesit, që po ashtu coi në sekuestrimin e 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, e destinuar që të trafikohej jashtë vendit.