4.3 tonë mariuanë me vlerë mbi 10 milionë euro është konfiskuar nga policia maqedonase këtë të premte. Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se sasia e mariuanës iu konfiskua një personi juridik në fshatin Vrapçisht, i cili kishte leje për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. “Gjatë kontrollit për plotësimin e kushteve në aspektin e hapësirës, pajisjeve dhe personelit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore janë konstatuar parregullsi të shumta, për të cilat është parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë e Gostivarit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme.