Prokuroria e Tiranës thotë se ka zbardhur një skemë ndërkombëtare të pastrimit të parave, ku organizator ishte në shtetas spanjoll, babai i tij dhe një grua rumune. Në kuadër të një hetimi të nisi që në vitin 2025, prokuroria thotë se kërkoi në Gjykatën e Tiranës sekuestrimin e 30 milionë eurove pasuri në emër të Alvaro Romillo Castillo, babait të tij, Domingo Romillo Iriarte dhe shtetases rumune, Mihalea Munteanu Manole. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 23 hektarë tokë kullotë të vendosur në zonë e Dhërmiut në Vlorë, tre kompani të regjistruara në QKB me adresë Unazën e Re në Tiranë tre automjete luksoze dhe llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë.