Madeleine Albright u nda nga jeta pikërisht në momentin kur forcat ruse avancuan në territorin ukrainas, një situatë të cilën Albright e kishte paralajmëruar që në vitin 2000. Albright ishte zyrtarja e parë e lartë amerikane që së bashku me një delegacion, takoi Presidentin e ri rus, Vladimir Putin në fillim të vitit 2000, menjëherë pasi ai mori detyrën nga Boris Yeltsin.