Top News – Akuzohet për 59 vepra penale / Autori i sulmit në plazhin australian del nga koma
17/12/2025 11:23

Tre ditë pas sulmit vdekjeprurës në plazhin Bondi Sidnejt, autoritetet australiane kanë ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari 24-vjeçar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje. Në një deklaratë të mërkurën, Ekipi i Përbashkët Kundër Terrorizmit i Uellsit të Ri Jugor njoftoi se oficerët shkuan në spital, ku i dyshuari u akuzua zyrtarisht për 15 vepra penale të vrasjes dhe 40 vepra penale të shkaktimit të dëmtimeve të rënda trupore me qëllim vrasjeje. Akuza të tjera përfshijnë përdorimin e armës së zjarrit me qëllim shkaktimin e dëmtimeve të rënda trupore dhe shfaqjen publike të simboleve të një organizate të ndaluar terroriste. Naveed Akram dhe babai i tij, Sajid Akram, akuzohen se hapën zjarr ndaj turmës se njerëzve që po festonin festën hebraike të Hanukës në plazh të dielën, duke vrarë 15 njerez dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Babai 50-vjeçar u vra nga policia në vendngjarje, ndërsa djali i tij u arrestua dhe u dërgua në spital në rrezik për jetën pasi u plagos rëndë. Naveed Akram doli nga koma të martën. Sipas gazetës The Sydney Morning Herald, 24-vjeçari nuk pranoi të japë deklaratë. Autoritetet thanë se 20 njerëz të plagosur janë ende duke u trajtuar në spital. Pesë prej tyre janë në gjendje kritike. Autoritetet thonë se sulmuesit kishin lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik. Sipas zyrtarëve, disa pajisje shpërthyese dhe dy flamuj të Shtetit Islamik u gjetën në makinën e djalit. Kryeministri australian, Anthony Albanese, theksoi se agjencia e inteligjencës së brendshme e kishte hetuar të riun, asokohe adoleshent, gjashtë vjet më parë për lidhje të dyshuara me një qelizë terroriste të Shtetit Islamik në Sidnej. “Duhet të rikthehemi dhe të shohim se çfarë ndodhi në vitin 2019, kur ky person u hetua, dhe çfarë vlerësimi u bë”, tha Albanese të mërkurën. Ai shtoi se gjithçka duhet të rishikohet, përfshirë bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve të inteligjencës, agjencive të sigurisë dhe policisë. Dy sulmuesit kishin kaluar një muaj në Filipine pak para sulmit, ku, sipas raportimeve të mediave australiane, kishin marrë trajnim “të stilit ushtarak” në ishullin Mindanao. Shteti Islamik është aktiv në Filipine përmes grupeve lokale xhihadiste. Sipas autoriteteve të emigracionit në Manila, babai ishte me origjinë nga India dhe kishte leje të qëndrimit të përhershëm në Australi, ndërsa djali është i lindur në Australi.

Top Channel/ Gates: AI mund të zhdukë 1 mld njerëz! Nuk ka pasur kurrë një armë kaq të fuqishme
25/09 23:03
Top Channel/ Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij?!
25/09 23:02
Top Channel/ “Jemi gati për marrëveshje”, presidenti i Iranit mesazh Trump: SHBA duhet të vendosë
25/09 22:05
Top Channel/ YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
25/09 22:04
Top News – Nxënësi me thikë 13 cm në shkollë, terror në klasë, ndërhyn mesuesi
25/09 21:00
Top News- “Na shpëtoni, po digjemi”, anija merr flakë në mes të detit, panik në bord
25/09 20:30
Top News – Aeroporti ‘Silvio Berlusconi’. Milan Malpensa emërohet në nder të ish-kryeministrit
25/09 20:19
Top Channel/ E zbulon Zelensky: Do takohemi me rusët në Emiratet e Bashkuara arabe
25/09 19:59
Top News – Bota muslimane bashkon forcat/ Prapaskenat e paktit trepalësh – Irani mund t’i bashkohet!
25/09 19:44
Top News – Trump, Putin e Zelenski në takim / SHBA propozon një tryezë tre palëshe në Emirate
25/09 16:27
Top News – Makinat do marrin kontrollin e Tokës / Papa lëshon alarmin për IA: Të vendosim rregulla
25/09 16:26
Top Channel/ Komenti për fundet e grave, Tajani kërkon falje: Opozita i kërkon dorëheqjen!
25/09 15:30
Top Channel/ “Kur do vini në Moskë”? Zelensky i kthehet keq gazetarit rus: “Do vij me raketë”!
25/09 15:28
Top News – Një NATO e botës myslimane…Marrëveshja e Mekës, Turqia bën ftesë për zgjerim
25/09 15:23
Top News – Shahed, Geran, Gerbera e Orlan…Dronët që Rusia mund t’i nisë nga flota hije në Mesdhe
25/09 15:09
Top News – Arrestohet aktorja Susan Sarandon / Protestoi kundër Netanjahut, pranga dhe 2 kolegeve
25/09 14:21
Top News – Putin dërgon avionët mbi Finlandë… / Finlanda e Suedia i gjurmojnë, mision i përbashkët
25/09 13:58
Top News – Trump i jep Ukrainës Patriotët / Zelenski konfirmon: Ka marrë vendimin përfundimtar
25/09 13:45
Top News – ‘Largohuni frikacakë’. Izraeli mban shënim shtetet që e bojkotuan në OKB
25/09 13:43
Top News – Trump i dëbon, Papa i afron: ‘Të gjithë gazetarët janë të mirëpritur’
25/09 13:41