“Engjëlli i Vdekjes”, siç njihej krimineli famëkeq nazist Josef Mengele, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas vendimit të inteligjencës zvicerane për të hapur dosjet sekrete që prej dekadash mbaheshin hermetike. Dokumentet lidhen me dyshimet se Mengele, një nga figurat më të errëta të Holokaustit, mund të jetë fshehur në Zvicër edhe pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.