Top News – Sekretari i ri i Mbrojtjes/ Ushtria amerikane `ndryshon` kurs
26/01/2021 20:11

Pa u mbushur mirw java qw kur administrate Biden nisi punwn, në Pentagon po ndodhin ndryshime thelbësore. Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara dhe Sekretari i ri i Mbrojtjes Lloyd Austin po përpiqen të zhbëjnë me shpejtwsi politikat e ndërmarra nga ish-Presidenti Donald Trump, thotw VOA. Me një firmë të vetme, i rrethuar nga zyrtarë të lartë ushtarakë, Biden shfuqizoi një nga politikat më tw diskutuara të paraardhësit të tij - ndalimin e transgjinorëve për të shërbyer në ushtri. "Po iu mundësoj të gjithë amerikanëve të kualifikuar t'i shërbejnë vendit të tyre në uniformë", tha presidenti. Në Twitter, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin e vlerësoi urdhrin, duke e quajtur atë jo vetëm veprimin e duhur, por dhe një lëvizje të zgjuar. Urdhri ekzekutiv i së hënës është hapi më i fundit i administratës së re për të ndihmuar ushtrinë amerikane të ndryshojë kurs. Por përparimi lidhur me problemin në rritje të ekstremizmit – që u dëshmua nga një numër i ish-anëtarëve ushtarakë që morën pjesë në sulmin e Kapitolit - - mund të jetë më i vështirë. Sekretari Austin po përballet gjithashtu me sfida të tjera, pasi ka premtuar të ndihmojë në përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit. Ai gjithashtu ka kontaktuar aleatët kryesorë… ndërsa afron afati për të bërë zgjedhje kritike për praninë në Irak dhe Afganistan, ku numri i trupave amerikane është në nivelet më të ulëta …dhe në Afrikë, ku prania ushtarake amerikane gjithashtu është zvogëluar.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07