Top News – Sekondat që vendosën gjithçka/Pamjet kur Rozalinda shpëtohet nga polici hero në Roskovec
25/07/2026 20:14

Pamjet që po qarkullojnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Roskovec tregojnë momentet e ethshme, ku 24-vjeçarja Rozalinda Plaka arrin të dalë e gjallë nga automjeti ku mbahej peng nga partneri i saj, Nertil Buzi, vetëm pak orë pasi kishte hapur zjarr ndaj prindërve të saj që vdiqën të dy. Në video shihet një efektiv policie me veshje civile që i afrohet ngadalë automjetit, duke ruajtur qetësinë dhe duke shmangur çdo veprim që mund të përshkallëzonte situatën. Ai është Maringlen Koroveshaj, shefi i Seksionit të Policisë së Roskovecit, i cili ndërhyri në një nga momentet më kritike të operacionit për shpëtimin e pengut. Koroveshaj i afrohet makinës pa armë të dukshme, një strategji që synonte të mos provokonte autorin. Sepse nëse do të dallohej se kishte armë, pengmarrësi mund të irritohej, situata mund të merrte për keq dhe që të tre të ishin në rrezik fataliteti. Në pamje dallohet se ai komunikon me qetësi me pengmarrësin, ndërsa në dukje zona është e boshatisur. Megjithatë, në perimetrin e sigurisë ishin vendosur forca të shumta të RENEA-s dhe snajperë, të gatshëm të ndërhynin nëse situata do të dilte jashtë kontrollit. Pas disa minutash negociata, polici arrin të bindë autorin të lejojë daljen e 24-vjeçares nga automjeti. Vajza, e cila sipas të dhënave paraprake ishte dhunuar dhe kishte vështirësi në ecje, largohet me hapa të ngadaltë. Në ato çaste, Koroveshaj i shkon pranë, e merr në krahë dhe e çon drejt një zone të sigurt, ndërsa autori ndodhej ende brenda makinës. Edhe pasi siguroi jetën e së resë, polici u rikthye pranë automjetit për të marrë këpucët e saj, një veprim që pasqyron gjakftohtësinë gjatë gjithë operacionit. Ngjarja u mbyll disa orë më vonë, kur Nertil Buzi, pasi liroi pengun, qëndroi pranë automjetit të tij dhe më pas i dha fund jetës.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06