Top News – Sekondat e tmerrit para ‘apokalipsit’. Venezuelianët rrëfejnë momentet e tërmetit…
25/06/2026 20:46

Mbi 160 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën Venezuelën të mërkurën në mbrëmje. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet mes rrënojave, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi dëmet në disa zona ende nuk janë vlerësuar plotësisht. Banorët e Karakasit përshkruajnë momente paniku. Verónica, e cila ndodhej në shtëpi me nënën e saj kur goditën lëkundjet, tha se kishte menduar se nuk do të mbijetonte. Ajo tregoi se ndërtesa ku banonte ishte dëmtuar rëndë, me mure të çara dhe dëmtime të mëdha strukturore. Edhe gazetarja e BBC Mundo, Nicole Kolster, tha se gjatë tërmetit kishte kërkuar menjëherë një vend ku të strehohej, pasi kishte frikë se ndërtesa ku jetonte mund të shembej. Sipas saj, pasi doli në rrugë, dëgjoheshin thirrje për ndihmë nga rrënojat, ndërsa shumë banorë të tronditur përqafonin njëri-tjetrin dhe qanin. Shumë qytetarë e kaluan natën në rrugë, sheshe apo makina nga frika e lëkundjeve të tjera. Një banor i zonës Santa Rosalía tha se pallati ku jeton, e shumë të tjerë, janë evakuuar pasi muret ishin çarë, ndërsa një tjetër banore e Karakasit e krahasoi situatën me një skenë filmi. Shumë prej dëshmitarëve theksuan se mendonin që do të vdisnin, ndërsa klithmat për ndihmë që vinin nga poshtë rrënojave i konsiderojnë si të tmerrshme e të dhimbshme.

Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44