Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës me rastin e 25-vjetorit të themelimit të saj. Ai theksoi se sigurimi i një sistemi pagesash të sigurta dhe efikase është në fokus të Bankës së Shqipërisë. Guvernatori shtoi se sistemet e pagesave janë shtylla kurrizore e tregut financiar dhe ekonomisë në tërësi, kështu që siguria dhe efikasiteti i tyre, sipas tij, janë vendimtare për rritjen e ndërmjetësimit financiar.