Seancë turpi e konsideron ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, seancën e së hënës në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Berishës, opozita do të vijojë aksionin opozitar, teksa paralajmëroi masa më të forta nga opozita në seancën e parashikuar për në datën 7 dhjetor, kur edhe pritet të bëhet votimi nen për nen i buxhetit të vitit 2024.