Presidenti Bajram Begaj ka bërë pasditen e 24 korrikut betimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë si kreu i ri i shtetit. Ashtu sic pritet, betimi i tij nxoiri në pah edhe njëherë përcarjen e skenën politike. Përvec mazhorancës qeveritare dhe kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat, për të ndjekur betimin e Begajt, të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe krerët e komuniteteve fetare.