Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën paraprake për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci. Për herë të tretë ky i fundit nuk u paraqit në gjyq, teksa i ka dhënë prokurë të posaçme avokatit të tij Ervin Metallës. Ky i fundit nuk ndodhej në gjyq, dhe kishte njoftuar togat e zeza se ndodhet në një proces tjetër. Benet Beci dhe 6 të pandehurit e tjerë akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera kryer në bashkëpunim.