Për gjykimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, ka reaguar edhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, që sqaron se nga data 29 shtatori kur do të mbahej seanca paraprake e deri më sot janë shtyre 8 gjyqe. SPAK thiotë se kjo gjë ka ardhur si rrjedhojë e mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre, që pengojnë përfundimin e gjykimit paraprak bbrenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale. Sa i takon prentendimeve të përsëritura të të pandehurit, Erion Veliaj, për njohjen me aktet e procedimit penal, SPAK zotohet se ka përmbushur të githa detyrimet. Sipas organit të akuzës, prokurorët kanë njoftuar të pandehurin dhe mbrojtësit e tij mbi vendimin e përfundimit të hetimeve si dhe për të drejtën për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopjet e tyre.