Gjykata e Posaçme shtyu për një datë tjetër seancën paraprake ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për dosjen ‘Partizani’. Seanca u shty me kërkesën e avokatëve të Berishës dhe të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, që kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes së prokurorisë së Posaçme. Avokati i Berishës Genc Gjokutaj që tha se pala mbrojtëse do të kërkojë në çdo seancë përjashtimin nga shqyrtimi i çështjes i gjyqtares Irena Gjoka. Ai tha se për këtë është depozituar një kërkesë e re, që pret të shqyrtohet.