Kanë dalë këtë martë para gjykatës së posaçme në seancën e parë në themel grupi kriminal që akuzohet se hakeroi emailet e disa prokurorëve të SPAK. Të pandehurit Agim Ismaili, Zambak Gjonaj dhe Arnold Rrokaj refuzuan praninë e kamerave, teksa seanca u shty me kërkesë të avokatëve të ish drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Ismailaj, që kërkuan t’u vihet në dispozicion vendimi i seancës paraprake për të përgatitur mbrojtjen. SPAK ka ngritur akuza për hakerimin e kompjuterave të dy prokurorëve të posacëm. Organi i akuzës përfaqësohet nga prokurorit, Bledar Maksuti.