Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe Aleancës, kanë qëndruar edhe këtë të martë para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar që kryeministri në detyrë, së bashku me ministrat të lirojnë objektin, duke I cilësuar si uzurpatorë. Ata kanë rikërkuar nga Kurti që të mos shkelë Kushtetutën, por të shkojë në Kuvend dhe të mundësojë vazhdimin e seancës konstituive. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha para godinës së qeverisë, se pasojat po i ndjejnë qytetarët.