Seanca e radhës në procesin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nisi pa praninë e këtij të fundit, që ka njoftuar gjykatën për mospjesëmarrje sa kohë mbahet brenda kafazit të xhamtë, që e cilëson jodinjitoz dhe fyes. Përmes avokatit të tij, Plarent Ndreca, Veliaj parashtroi në gjykatë pesë kërkesat, që nga lejimi i kamerave dhe transmetimi live i procesit, dalja jashtë kafazit të xhamtë, njohja me provat digjitale, vënien në dispozicion si është administruar kallëzimi i Nesti Angonit dhe që seancat të mbahen një herë në dy javë.